Për herë të parë flet nëna e 14 fëmijëve për vështirësitë e saj

Lajme

Nadja Suleman thotë se ajo është tani më në fund në paqe, pas problemeve të saj financiare.

Problemet financiare dhe tendosjet në familje ishin për shkak të kujdesjes ndaj 14 fëmijëve të saj, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Suleman ishte edhe në prag të vetëvrasjes për shkak të 14 fëmijëve.

Por tani nëna ka vendosur që të flas dhe të tregoj historinë e saj dhe betejën personale me gratë e tjera, duke shpresuar që të frymëzojë ato.

Duke folur për Daily Mail ajo ka treguar se sa keq ishte në këtë fazë.

“Unë nuk dua të jetoj. U ndjeva më pak se njeriu si ai karakter që unë pretendoja të isha, për të mbijetuar dhe për të siguruar familjen time. Unë u detyrova të bëja gjëra që nuk desha të bëja, sepse isha shumë e tmerruar që nuk mund t’i mbështesja dhe t’u jepja atyre jetën që meritova, ka thënë ajo.

Natalie u bë famëkeqe në vitin 2009 kur e zbuloi se kishte pësuar trajtim IVF për tu bërë shtatzënë me tetë fëmijë, edhe pse ajo tashmë ishte një nënë e gjashtë fëmijëve dhe ishte e papunë.

E kjo gjendje e shtyri atë që të bënte një film pornografik i cili fitoi katër çmime. Madje ajo punoi edhe si striptiste dhe kjo gjendje mbaroi kur ajo kaloi të gjitha limitet dhe vendosi të kthehej pranë fëmijëve të saj./arbresh.info/