Probleme për Eni Çobanin! Ja çfarë i ka ndodhur avokates së njohur

Lajme

Probleme për Eni Çobanin. Avokatja e njohur Eni Çobani është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga një gjyqtar, në Gjykatën e Korçës. Selajdin Pysqyli e akuzon avokaten se e ka fyer publikisht në emisionin e saj “Shihemi në Gjyq”, ku zonja Çobani zhvillon seanca ndërmjetësimi mes personave në konflikte të ndryshme ligjore me njëri-tjetrin.

Kallëzimi është siguruar nga Cityneës, i cili shkruan: “Më datë 14 dhjetor 2017 pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë është depozituar një kallëzim penal ndaj avokates Eni Çobani, në lidhje me emisionin “Shihemi në Gjyq’ të datës 03/12/2017, për fyerje ndaj Gjyqtarit të Gjykatës Korçë, Selajdin Pysqyli.

Ky i fundit në kallëzimin penal pretendon se është fyer nga avokatja Çobani, për shkak të veprimtarisë së tij të punës, si gjyqtarë.

Në datën 03.12.2017, është transmetuar rubrika “Shihemi në gjyq”, e drejtuar nga Eni Çobani. Në emision ishin ftuar dy persona të familjeve Lushi nga fshati Poloskë, të Bashkisë Devoll, të cilët kishin mosmarrëveshje pronësie me familjarët e tjerë, shtetasit: Nexhat, Arife, Diana dhe Ethem Lushi, për dy shtëpi banimi të ndodhura në fshatin Poloskë.

Në këtë emision, znj.Eni Çobani i është referuar dy vendimeve gjyqësore të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, dhe konkretisht vendimit nr.2402, datë 25.11.2013 dhe vendimit nr.1857, date 07.11.2016.

Ndër të tjera gjatë emisionit,drejtuesja e rubrikës Çobani, ka dhënë opinionin që ajo kishte për dy vendimet gjyqësore të gjyqtarit Seladin Pysqyli, duke u shprehur “ Ky nuk është vendim. Nuk e di se çfarë është, por vendim nuk është. Prandaj sistemi gjyqësor është me plagë të rënda. Për këta gjyqtarë duhet vetingu. Me kërkesën time, dosjen e këtij gjyqtari do t’ja çoj organeve të vetingut”.

Nuk është rasti i parë që paditet avokatja Çobanit, pasi ajo ka patur edhe raste të tjera”