‘Kaçurrelja’ dhe ‘Xhesika’ e ‘O sa mirë’ bëhen ‘copa’ me njëra-tjetrën, çfarë po ndodh mes tyre

Showbiz

Që të dyja personazhe tashmë të njohura për audiencën e gjerë, por këtë famë që fituan as në ëndërr nuk e kishin parë, shkruan Kosovarja.

Kjo për faktin se as ‘Xhesika’ e as ‘Xhakarta’ nuk kanë përfunduar studimet për fushën e aktrimit, por oferta që i’u bë për të qenë pjesë e serialit të famshëm komik “O sa mirë”, hodhi dritë mbi jetën e tyre.

U përfol për përfundim total të serisë, por realisht doli se vetëm sezona po përmbyllej edhe atë me shumë ndryshime, duke filluar nga ekipi i këtij seriali.

U tha se “Xhesika” nuk do të ishte më pjesë e serialit, një personazh që bëri për vete shumë adhurues sa mund të thuhet se të gjithë i kthyen sytë nga ky serial që në performancat e saja të para.

Por, ndryshimet ndodhën në sezonin e re dhe realisht Arta Nitaj nuk pati rol në kuadër të serisë së shumë pëlqyer, për t’i lënë radhën kështu një aktoreje të re me po të njëjtin emër, Arta Elezaj.

Të dyja femra shumë tërheqëse e madje edhe provokuese me rolet e tyre, meqë orientimi i tyre si modele, i përshtatej roleve që aktronin.

E tani, konkurrenca është dukshëm e qartë, por si qëndron raporti mes tyre nuk dihet realisht, ani pse dilemat mund të jenë të tipit se xhelozia për të dominuar mbi tjetrën, ekzistojnë.