Rrahin keq policen dhe i bëjnë video, pamjet e tmerrshme i zemërojnë të gjithë

TE NDRYSHME

Nata e ndërrimit të viteve është pritur me incidente të shumta në vende të ndryshme të botës. Një i tillë ka ndodhur në kryeqytetin francez, ku disa anëtarë të një bande kanë sulmuar një police.
Në videon e tmerrshme, të cilën e shihni më poshtë, duket oficerja e policisë, e cila rrihet keq nga grupi i të rinjve.

Ajo tenton të mbrojë veten duke u strukur dhe duke mbuluar kokën, por të rinjtë e grushtojnë dhe i bien me shkelma.

Ata kanë rrahur edhe kolegun e saj. Ndërsa pak më vonë kanë kthyer me rrota përpjetë edhe makinën e patrullimit.

Dy oficerët e policisë janë dërguar më pas me urgjencë në spital ku kanë marrë mjekimin e duhur.

Pamjet kanë pushtuar rrjetet sociale, ndërsa reagime ka patur edhe nga presidenti Emanuel Macron.

Zemërim është shkaktuar në të gjithë Francën, ndërsa Macron ka premtuar se agresorët do të nxirren përpara drejtësisë.

http://www.dailymotion.com/video/x6cl1cj