Copëtuan me sharrë të dashurën disa ditë më parë, ky është 51-vjeçari shqiptar dhe nipi i tij

TE NDRYSHME

Vrasja dhe masakrimi i një të dashurës së një shqiptari që jetonte në Itali ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik jo vetëm në Verona por edhe në Shqipëri.

Trupi marokenes u gjet i copëtuar në disa pjesë dhe i hedhur në shpat mali me ullishte.

Hetuesit italianë kanë lëshuar urdhër arresti për dy shqiptarë, të dashurën e viktimës dhe nipin e tij.

Policia italiane njofton se janë arrestuar Agim Ajdinaj, 51-vjeç, i cili jetonte në Verona bashkë me viktimën dhe nipin e tij Lisand Ruzhdija, i cili ishte student.

Aidinaj akuzohet se ka vrarë dhe masakruar me një sharrë marokienen, ndërsa nipi i tij e ka ndihmuar të fshehë kufomën, të cilën e kishin transportuar më pas në fshatin e Valegios.

46-vjecarja ishte e divorcuar prej 9 vitesh dhe prej një viti jetonte me shqiptarin, i cili mendohet ta ketë vrarë në mënyrë makabre.

Khadija është parë për herë të fundit në datën 29 dhjetor, kur u paraqit në punë dhe u largua rreth orës 19:00.

Por më pas ajo u zhduk pa lënë gjurmë dhe u gjet disa ditë më vonë e copëtuar dhe e masakruar.