Kishit dyshime? Tuna i thotë të gjitha rreth ndarjes me Patrisin me këto foto

Showbiz

Pasi u përhap me shpejtësi lajmi se martesa e tyre ishte në krizë, Tuna dhe Patrisi u kthyen në çiftin më të përfolur në media. U ndanë, u pajtuan, ishin këto për të cilat Tuna dhe Patrisi komentoheshin më shumë, por si qëndron e vërteta?

Prej disa ditësh çifti ndodhet në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me djalin e tyre Tian, por gjatë këtyre ditëve pushimi nuk kanë postuar asnjë foto bashkë, por vetëm foto të Tian, duke nisur sërish dyshimet.

Megjithatë më në fund një përgjigje për të gjitha dyshimet apo zërat se janë ndarë e ka dhënë Tuna e cila ka postuar një foto që flet vetë.

Në postimin e Tunës shfaqet Patrisi duke shtyrë karrocën e Tianit ndërsa këngëtarja e fotografon nga mbrapa duke treguar kështu se marrëdhënia e tyre vazhdon më së miri e janë shumë të lumtur bashkë.