‘Jo, janë 30 pikët që s’më dhe kurrë!’ Elhaida Dani i drejtohet këngëtarit, fansat e ‘masakrojnë’ [FOTO]

Showbiz

Tashmë një bionde seksi, Elhaida Dani hap ‘debat’ mes këngëtarit shqiptar dhe fansave të saj…

Këngëtarja na habiti kur vendosi te postonte foton ku shhihej me ndryshim ne ‘look’ por bëri mirë që u kthye në një bionde. Por duket se një koment i nisur si shaka nga miku i saj, Mantor Haziri dhe duke vazhduar nga Elhaida ka bërëe ‘lëmsh’ fansat e këngëtares, te cilet u jane kthyer jo mire kolegut te saj.

“Jo, janë 30 pikët që s’më dhe kurrë”. – ishte komenti i Elhaides, i cili nxiti fansat e saj. Por Dani ka qetësuar të gjithë duke postuar një Insta Story ku shkruan:
“Unë i dua të gjithë ata që më ndjekin njësoj, ju e dini sa shumë e vlerësoj mbështetjen dhe dashurinë tuaj… Por nuk toleroj nëse nuk respektohen miqtë e mi. Me Mentor Hazirin jemi miq dhe komenti im në fotot e fundit ishte thjesht një shaka. Ju lutem më shumë respekt. Më fal Mentor”.
Edhe Mentori është shprehur serish me koment duke u thënë ndjekësve te këngëtares se ishte shaka mes tyre e gjitha kjo./intv.al/