Templates by BIGtheme NET

Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës, imami i njohur bën një gjest të madh

Sidritit ishte i ftuar në një nga ttelevizionet shqiptare ku foli edhe për një status në “Facebook” rreth vajzës së tij, Sofia, që e humbi jetën 19 muajshe.

“Doja të tregoja si mund të përballohet dhimbja. S’ishte e thjeshtë për t’u kaluar, por me njerëz e kalova. Me mbështetjen e Elvisit kalova atë ngjarje të rëndë”, u shpreh i përlotur këngëtari në studio.

“Sa më afër njerëzve, aq më shumë lehtësohet situata”, u shpreh Elvis Naci.

“Kjo është Sofi Sidrit Bejleri. Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqinë e tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij… Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!”, kishte shkruar Sidriti në këtë status.

Kurse Elvis Naci rrëfeu se si në ditën e humbjes së saj e ka mbajtur në krah trupin e vajzës dhe ka qenë pranë familjes.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com