Elifi ribashkohet me ish-burrin nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur me aktoren

Showbiz

Divorci i tyre ka qenë një prej më të përfolurve të showbiz-it turk, pasi një vit më parë, aktorja Tuba Büyüküstün dhe regjisori Onur Saylak i dhanë fund martesës së tyre 6 vjeçare dhe mediat u pushtuan nga lajmet se shkak për këtë u bë një tradhti e aktores.

Megjithatë, një gjë e tillë u mohua nga vetë Saylak i cili u shpreh se nuk do të lejonte të hidheshin akuza të tilla mbi ish-bashkëshorten e tij dhe nënën e dy vajzave të tij.

Që prej kësaj kohe, Tuba ka krijuar një lidhje të re me një biznesmen të famshëm, por kjo nuk e ka penguar të ribashkohet me ish-partnerin e saj së fundmi, për të festuar ditëlindjen e vajzave të tyre binjake.

Aktorja dhe regjisori janë pranë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke dëshmuar se pavarësisht divorcit, vijojnë të ruajnë marrëdhënie të mira.