Kur Tuna ‘shkrihej’ në krahët e Blerim Destanit!

Showbiz

Këngëtarja e mirënjohur Alutna Sejdiu e cila prej muajsh ka ndërruar statuset jetësore, fillimisht si bashkëshorte e Patris Berishës e më pas edhe si nënë e Tianit të vogël, ka kohë prej se po i mungon skenës.

Dhe krejt kjo, shkaku i angazhimeve si nënë e bashkëshorte e përkushtuar, gjë që po e dëshmon me faktin se nuk po i ndahet për asnjë moment të birit, shkruan Kosovarja.
E kësaj radhe do të flitet paksa për të kaluarën e këngëtares e cila është lënë anash që nga koha kur Tuna nisi një jetë të re dhe plot seriozitet. Por, një detaj që mund t’i ketë shpëtuar syrit të audiencës ka të bëjë me miqësinë e këngëtares me aktorin dhe producentin Blerim Destani të cilën e vërteton imazhi që ju sjellim në vazhdim. Paraqitjet e dyshes realisht, u aluduan si përtej miqësore, pra mes tyre kishte një romancë, por një gjë e tillë vazhdimisht u mohua nga të dyja palët.

Edhe pse kjo mbeti një lloj enigme, janë imazhet ato që mbetën të arkivuara si gjurmë se dikur të dy shoqëroheshin pafund me njëri-tjetrin. /Kosovarja/