A u kishte shkuar mendja ndonjëherë!? Ja pse e xhelozojnë disa kolege Sahide Mustafën?

E fundit

Këngëtarja Sahide Mustafa, motra e Safetes, bashkë me të cilën bëjnë duon e famshme “Motrat Mustafa”, është nga ata zëra që publiku i njeh e pëlqen prej shumë vitesh, shkruan “Kosovarja”.

Sahidja, njëjtë si motra e saj më e madhe Safetja, është modeste dhe pa dëshirën e madhe për të rënë në sy për çdo gjë. Motrat Mustafa e kanë ngritur karrierën e tyre në bazë të talentit dhe punës së pa ndalshme. Ndër vite, dyshja e kanë transformuar stilin e tyre dhe po bëhen përditë e më të bukura, shkruan “Kosovarja”. Sahidja, që është nënë e tre fëmijëve, po duket mrekullueshëm dhe në formë të shkëlqyer.

E, flokët e saj të gjatë e të shëndetshëm mund t’ia xhelozojnë shumë këngëtare të estradës, që do të donin ti kishin kështu.