Nuk pritej, Vjollca Haxhiu i’a mbush mendjen Sabriut për…

Showbiz

Sabri Fejzullahu e Vjollca Haxhiu dy bashkëpunëtorë të afërt pasi që i takonin të njëjtës kompani muzikore siç është ajo e “Emracom”, por nga ana e Sabriut pasoi shkëputja, derisa këngëtarja në fjalë është akoma pjesë e saj.

Pavarësisht fundit të bashkëpunimit me Kompaninë në fjalë, këngëtarët e njohur kanë mbajtur raport tejet miqësor, gjë që vërtetohet me paraqitjet e tyre të përbashkëta si në rrjete sociale ashtu edhe në ndonjë projekt televiziv.

Kësaj radhe legjenda e muzikës shqipe, ka publikuar një foto së bashku me Vjollca Haxhiun, këngëtare e po të njëjtës rrymë të muzikës, me ç’rast konfirmojnë edhe një herë marrëdhëniet e mira mes tyre.

Por, këto takime të shpeshta, të kenë vallë ndonjë prapvijë sikurse mund të jetë ndonjë rikthim i mundshëm i Sabriut në po të njëjtë Kompani.

Mbase mikja e tij edhe mund t’ia mbush mendjen!