Oriola Marashi poston foton SEKSI, Noizy ”e myt fare” me komentin e tij [FOTO]

E fundit

Me pozat e saj provokuese e pamjen seksi, Oriola Marashi është kthyer padiskutim në modelen më të lakuar në mediat rozë në vendin tonë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe çdo ditë u dhuron ndjekësve të saj foto “hot”. Përveç fotove përvëluese ku nuk e ka aspak problem të ekspozojë linjat e saj seksi, Oriola tërheq vëmendjen edhe me përshkrimet e saj pikante, plot ironi apo shaka.

Së fundmi ka postuar një foto ku duket shumë seksi dhe e kuruar në detaje, duke ekspozuar këmbët elegante prej modeleje, mirëpo diçitura është epike.

“Fakt: Të gjitha vajzat e brezit tim, kur të shkojnë 40 vjeç do të vuajnë nga hernia diskale” – duke aluduar kështu se takat e larta dhe mënyra e pozimit do të kenë pasojat e tyre,.

Por nuk mund të mos reagonte Noizy, i cili i shkruan: “Vdeksh!” (me një emoji duke qeshur me lot).