Ja kush është këngëtarja që Genta Ismajli e cilëson më të bukur se veten

E fundit

Këngëtarja bukuroshe nga Kosova, Genta Ismajli ka qenë e pranishme mbrëmë në emisionin ‘Shiko kush luan’, ku solli një atmosferë shumë të bukur me prezencën dhe performancën e saj.

Gjithashtu gjatë një loje, Genta është pyetur se kë personazh vip e konsideron më të bukur se veten. E imagjino përgjigjen e saj?

Genta është treguar menjëherë shumë e çlirët dhe aspak mendjemadhe, ku ka cilësuar Eni Koçin si më të bukur së veten. Ajo gjithnjë përpiqet të jetë pa komplekse dhe drejtëpërdrejtë në përgjigjet e saj.

Genta shquhet për këngët e saj ritmike, kërcimin si dhe bukurinë fizike. Së fundmi, ajo është përmendur shumë në mediat sociale për operacione plastike. Këngëtarja në ‘Shiko kush luan’ tha se shumë shpejt do vijë me një baladë për fansat e saj.