Templates by BIGtheme NET

Italianët : Shqipëria, Kuba e Mesdheut. Një vend i duhur për të investuar në turizëm

Economia-italia.com e ka renditur Shqipërinë në krah të destinacioneve si Kuba, Greqia, Britania e Madhe apo edhe Maroku e Tajlanda, që sugjerohen për të investuar nga sipërmarrjet italiane për vitin 2017. 

Për secilin prej këtyre vendeve ofrohen sugjerime dhe sektorët më tërheqës. Për Shqipërinë, një profil të detajuar (Business atlas 2016) ka realizuar në këtë kontekst edhe Shoqata e Dhomave të Tregtisë Italiane me Jashtë. Në të thuhet se në Shqipëri ka rreth 400 kompani italiane. Perspektivat janë të favorshme dhe një nga sektorët që sugjerohet është energjia, ku vlera e investimeve italiane llogaritet në rreth 3 mld euro. Projekti i gazsjellësit TAP gjithashtu vlerësohet si mundësi për kompanitë italiane, duke qenë se ka një marrëveshje mes vendeve ndërtuese.

Sektor tjetër me interes, në periudhë afatshkurtër, është edhe bujqësia, turizmi, si dhe ai i modës.

Shqipëria

Të investosh në Shqipëri është e mundur në disa sektorë, si energjia, turizmi, transporti dhe mineralet. Ky vend po modernizohet edhe në sektorin e veshjeve. Mjaft mirë po ecin edhe qendrat e mirëqenies. Qeveria është duke investuar në gjallërimin e qendrave urbane.

Kostoja e punës është mjaft e ulët. Paga mesatare mujore llogaritet në rreth 300 euro. Norma e tatimit mbi fitimin është 15%.

Megjithatë, Shqipëria është një vend që ka korrupsion të lartë, spekulime, por edhe krim të organizuar. Cilido që kërkon të investojë duhet të marrë në konsideratë edhe këta faktorë. Shqipëria po bëhet në njëfarë mënyre si një lloj Kube në Mesdhe, siç ishte Kuba për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend ku ka shumë bukuri natyrore, me nivel të ulët taksimi e ku një sipërmarrës mendjemrephtë mund të guxojë. Një vend i duhur për të investuar në turizëm ose në aktivitete që lidhen me këtë sektor. /Monitor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com