Noizy poston këtë FOTO, komenti i Xum Allushit do t’iu shkrijë së qeshuri

E fundit

Noizy është një ndër reperet më të suksesshëm dhe më IN të momentit. Së fundmi ai ka postuar një foto ku shihet mjaft serioz dhe i veshur me të kuqe. E bukura e kësaj fotoje ishte se nga ‘serioziteti’ i Noizyt, personat filluan të qeshnin me batutën që humoristi i njohur, Xum Allushi i lë si koment.

“Ome ke fillu tu u vesh romantik per 14 shkurtin”, shkruan Xumi, koment i të cilit është pëlqyer nga fansat e Zinizin. Vlen të thuhet se reperi është bërë mjaft aktiv në përdorimin e rrjeteve sociale, pasi ka vendosur edhe bastin me shokun e tij, Blerim Destani. Prandaj po u tregon fansave rezultatin e palestrës./intv.al/