Koncerti i Sabri Fejzullahut, Leonora e Adelina shfaqen të përqafuara së bashku

Showbiz

Sabri Fejzullahu shumë shpejt do të shënojë 50 vjetorin e karrierës së tij. E për këtë shënim janë aktivizuar shumë kolegë të tij për ta nderuar këngëtarin që ia kushtoi një jetë këngës.

Leonora dhe Adelina Thaçi vetëm se e kanë filluar koncertin. Ato bashkë me Sabriun janë duke i bërë provat dhe këtë po e bëjnë me shumë kënaqësi.

Me disa pamje nga kjo atmosferë na ka lajmëruar vetë Leonora ku shfaqet e përqafuar me Adelinën.

Dihet që Sabriu ka edhe kolege të mirë Adelina Ismajlin e që me gjasë edhe ajo do të jetë pjesëmarrëse në këtë koncert.

A do t’i bëjë bashkë pas kaq vitesh Adelinën dhe Leonorën koncerti i Sabriut?