Pasi përfundoi emisionin e saj, Luana “thumbon” Ermal Mamaqin

Showbiz

Moderatorja Luana Vjollca për disa javë me radhë ka qenë e angazhuar në emisionin “Shiko kush Luan”.
Javë më parë, Luana ka përfunduar edhe puntantën e fundit të emisionit, ndërsa ka paralajmëruar që do ta shohim sërish në ekran, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, ajo kohë pas kohe ka ngacmuar Ermal Mamaqin lidhur me audiencën e emisionit të saj dhe atij të Ermalit.

Madje, në shumë raste ajo e “thumbonte” duke i thënë se publiku të shtunave janë të zënë duke e shikuar emisionin e saj.

Edhe pas përfundimit të “Shiko kush Luan”, moderatorja ka postuar një foto mbi të cilën shkroi “Shyqyr si mbaroi Shiko kush luan ishalla sonte po shohin emisionin tim. Ehh Luana ca mbere”.

Postimin e lartëpërmendur, Luana e kishte marrë prej ndjekësve të saj dhe e cilësoi si shumë qesharak. /Lajmi.net/