Lori Hoxha është shtatzënë?

Showbiz

Ka shumë spekulime mbi lidhjen e Lori Hoxhës me Vis Bajraktarin.

Bashkë, të ndarë, të ribashkuar, e dhjetëra hipoteza tjera qarkullojnë mbi dyshen në mediat shqiptare.

Por, kjo dyshe, që përkundër viteve, vazhdon të jetë bashkë, mbase shumë shpejt mund të fitojë një tjetër epitet.

Fansat në rrjete sociale kanë shpërthyer me thashetheme mbi një shtatzëni të mundshme të Lorit.

Marrë shkas nga një foto në Snapchat ku shfaqet barku i rrumbullakosur, e cila është fshirë më pas, të shumtë kanë qenë ata që kanë ngritur dilema mbi pritjen e ëmbël.

Vet Lori ende nuk ka folur për çështjen në fjalë, mirëpo Lori ka postuar në Instagram pa përmendur asgjë.

Ajo ka vazhduar të reflektojë jetën luksoze dhe veshjet plot stil. /Prive/