“Drejtoresha” Ismaili i sfidon profesorët

TE NDRYSHME

Edhe në episodin më të ri, të 130-tin me radhë do të jemi dëshmitarë të skenave të humorit të aktorëve.

Por, gjithashtu profesorët e shndërruar së fundi në studentë të kolegjit, do të sfidohen nga drejtoresha Adelina Ismaili.

Në fakt, ajo i sfidon ata që mos ta hapin çantën që brenda ka rreth 40 mijë euro.

Por, thonë që kureshtja edhe macen e ka mbyt, aktorët vendosin ta hapin atë dhe të shohin nëse në të vërtetë në të ka të holla.

Se çfarë ndodh më tutje dhe skenat tjera komike mund t’i shohin në episodin e ri të seraialit më të shikuar aktualisht shqiptar.

Ndryshe, “O Sa Mirë” ka paralajmëruar herë pas here se do të ketë ndryshime në kastën e aktorëve duke shfaqur edhe mysafirë të ndryshëm.