Këngëtarja e njohur tregon me krenari kilet e tepërta

E fundit

Gjithandej nëpër media e rrjete sociale, na ka rastisur të gjithëve të shohim njerëz që ekspozojnë linjat perfekte. Dhe nëse trupi i tyre nuk është perfekt, është e thjeshtë zgjidhja – pak fotoshop dhe çdo gjë rregullohet, fotoja gati për t’u postuar. Por sidomos kur është fjala për personazhet publike, në çdo foto bien në sy hiret dhe asnjëherë të metat.

Të kundërtën e kësaj e ka bërë këngëtarja Demi Lovato, e cila muajin e kaluar ka hequr dorë nga dieta.

Ajo ka postuar një foto përmes së cilës tregon se ndihet krenare për format e reja. Megjithëse fotoja është fshirë nga Instagrami pak minuta pas postimit, ishin të shumtë fansat që i kanë bërë screenshot fotos dhe e kanë ripostuar për të treguar sa shumë i frymëzon vetëbesimi i këngëtares.

Nuk është hera e parë që Lovato poston format e saj, duke u shprehur se është e ndërgjegjshme për format joperfekte: “Të mësoja të doja trupin tim ashtu siç ishte, nuk ishte diçka e thjeshtë, por më ndryshoi jetën”, – është shprehur këngëtarja.

Me sa duket, Demi po kthehet në frymëzim për fansat dhe për të gjithë të rinjtë që nuk janë të kënaqur me trupin e tyre. Kush tjetër më mirë se një personazh publik mund të japë një shembull kaq të mirë për ta dashur veten siç je