Skandaloze: Mësuesja dhe nxënësja kapen me grushta në mes të klasës

TE NDRYSHME

Një mësuese po e qortonte një nxënëse brenda klasës për shkak të sjelljeve të saj të këqija dhe në një moment ajo humbi durimin dhe e goditi me shuplakë nxënësen.

Por nxënësja në fjalë ia kthehu në të njëjtën mënyrë ndërsa ngjarjen e tmerrshme e kanë filmuar nxënësit tjerë me telefona.

Në video mund të shihet se si nxënësja e injoron vazhdimisht mësuesen, e cila po e qortonte dhe po e paralajmëronte se nëse vazhdon të sillet keq do ta godasë.

Por edhe përkundër këtij paralajmërimi vajza dukej se nuk i trembej mësueses, e cila në një moment humb durimin dhe e godet me shuplakë në fytyrë.

Në atë moment situata doli nga kontrolli dhe të dyja përfunduan në një përleshje fizike. Më pas ndërhyjnë dhe nxënësit e tjerë për të qetësuar situatën. /Albeu.com/