Nga Muharrem Ahmeti te Ledina Çelo, veturat luksoze te “Vip”-ave të muzikës dhe sportit

Showbiz

Të jesh i famshëm dhe të mos bësh jetë lukzose, kjo sikur nuk shkon.

Personazhet e njohur shqiptarë, përfshirë këtu modelë, aktorë, këngëtarë e sportistë, të gjithë bëjnë jetë luksoze, të paktën kështu e prezantojnë veten para publikut, e se çfarë jete bëjnë në të vërtetë nuk e dimë.

Këtë herë kemi vendosur që të prezantojmë disa personazhe të njohur të artit dhe sportit, të cilët ngasin makina tejet luksoze, që një njeri i thjeshtë, me një rrogë mesatare, mund vetëm t’i ëndërrojë.

Ajo e cila u përfol vetëm pak javë më parë për blerjen e një makine të re është këngëtarja Ledina Çelo. Bëhet fjalë për një veturë të markës së shtrenjtë “Maserati Gran Turismo”.

Me një kërkim të shpejtë në internet, çmimi i kësaj veture thuhet se fillon nga 140 mijë deri në 200 mijë dollarë amerikan.

E një makinë të njëjtë luksoze nget edhe këngëtari i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti, i cili ka vendosur që t’i japë një luks vetes me një “BMW” X6, në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Se si fitohet nga tallavaja e dëshmon vetëm ai i cili gjatë këtyre viteve, përveç famës, bëri edhe shumë para.

Këngëtarja që tashmë jeton në Amerikë, Bleona Qereti, ka treguar muaj më parë makinën e saj të veçantë; një makinë luksoze ngjyrë ari, ku ka të vendosur edhe flamurin shqiptar në targa. E po ashtu, në targa shënohet edhe emri i saj.

“BLEONAIRE” është mbishkrimi në targat e makinës së saj, vlera e së cilës sigurisht kap shifrën me disa zero. Një makinë shumë luksoze kabriolet e ka prezantuar edhe bukuroshja, e cila bën famë në Turqi, Almeda Abazi.

Ajo makinën e saj e ka prezantuar për miqtë gjatë qëndrimit në Singapor. Sigurisht që, përveç famës, atje ajo ka bërë edhe shumë para si aktore në serialet turke.

Një veturë “Maserati” nget dhe këngëtari i njohur Valton Krasniqi, i cili kohë më parë e prezantoi atë për miqtë dhe fansat.

Përderisa puna në muzikë po ecën mirë, pa dyshim që makina është gjëja e parë që ata blejnë për shkak të lëvizjeve të shumta që bëjnë.

E kur jemi te makinat e shtrenjta dhe tejet luksoze, futbollistët shqiptarë të famshëm nëpër botë ngasin makina sportive.

Valon Behrami, Adnan Januzaj dhe Granit Xhaka kanë prezantuar veturat e tyre shumë luksoze, por sportive. Vlera e tyre kap shuma gjashtëshifrore, por që për ata nuk është ndonjë problem pasi fitojnë miliona nga futbolli./Panorama