Çfarë i ndodhi kështu fytyrës së Leonora Poloskës pas lindjes?

Showbiz

Leonora Poloska është një emër mjaft i dashur për publikun e gjerë, dhe këtë admirim nga ana e tyre e arriti përmes baladave super të famshme.

Si të tilla, janë ngulitur në mendjen e adhuruesve të saj, dhe dëgjohen edhe pasa kaq kohësh, ani pse Poloska është distancuar prej vitesh nga skena muzikore, shkruan Kosovarja.

Një rikthim medial e pati nga kurorëzimi i saj me këngëtarin e kompozitorin e njohur Andin Randobrava, një ceremoni madhështore e cila mori gjithë vëmendjen e shtypit rozë.

E si fryt i dashurisë së tyre erdhi në jetë vajza simpatike të cilën e pagëzuan me një emër tejet të rrallë, por të veçantë, Anadora. Por, me sa duket lindja e vajzës nuk ka lënë aspak gjurmë në linjat e Leonorës e as në pamjen e saj si gjithmonë atraktive.

Vetëm se si të gjithë koleget e saja, edhe Leonora nuk duron dot pa i vënë në dispozion efektet e Snap-it, ashtu siç paraqitet në shumicën e imazheve në Instagram.