‘Fustani i bardhë’, projekti i ri muzikor nga Engjellusha Salihu

Showbiz

Këngëtarja Engjellusha Salihu është duke përgatitur projektin e saj më të ri muzikor.
‘Fustani i bardhë’ mban titullin kënga të cilës është duke ia realizuar edhe videoklipin, shkruan lajmi.net

Nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instastory Engjellusha e ka paralajmëruar këtë projekt i cili do të publikohet shumë shpejt.

Detajet e tjera rreth këtij projekti, këngëtarja i ka bërë të ditur ditë më parë për lajmi.net, ku zbuloi se kënga është e zhanrit baladë, për dallim prej projektit të fundit që ishte këngë ritmike.

“Kënga është e zhanrit baladë, me një tekst interesant dhe videoklip që e kemi trajtuar në mënyrë të veçantë”, ka thënë Engji.

Ajo ka treguar se për tekstin e kësaj kënge është kujdesur Nexhmie Muhaxheri, ndërsa kompozimin dhe orkestrimin e ka bërë Miti Geci.

Kënga e fundit shumë e suksesshme e saj është ‘Kanagjeqi’ me të cilën edhe ka debutuar në tregun muzikor të zhanrit popullor.

E pyetur në disa intervista nëse ka pasur shtytje nga nëna e saj Shyhrete Behluli për ta zgjedhur këtë zhanër,Engjëllusha ka treguar se ka qenë vetë dëshira e saj pasi kjo lloj muzike i fle më shumë pavarësisht se ajo është ende e re në moshë.