Gjejnë 10 mijë fëmijë të varrosur në tokën e tij, kur zbulohet e vërteta të gjithë mbeten pa frymë…

TE NDRYSHME

Të bëhesh nënë ose baba është një nga përvojat më të mëdha të jetës. Ka shumë njerëz që thonë se kur dikush bëhet prind, ai kthehet në nënën ose babanë e të gjithë fëmijëve në botë.

Protagonisti i kësaj historie duhet ta ketë ndjerë këtë ndjenjë në një mënyrë jashtëzakonisht të fortë dhe të marrë një vendim që shumë do ta konsideronin çmenduri.

Një çmenduri e bekuar që ka prekur zemrat e kaq shumë njerëzve.

Tong Phuoc Phuc është një punëtor ndërtim në Vietnam, i cili u bë baba në vitin 2001.

Kur erdhi koha e lindjes, Tong çoi gruan e tij në spital për të mirëpritur djalin e tyre. Por gjatë lindjes pati ndërlikime. Kur shkoi në spital Tong kuptoi se po ndodhte diçka e çuditshme, ai pa shumë gra shtatzëna që vinin, por kur ato dilnin nuk kishin fëmijë.

Shumë shpejt ai zbuloi se çfarë po ndodhte: Gratë shkonin në spital për të abortuar.

Tongi ishte zemërthyer, nuk mund ta pranonte faktin se këtyre fëmijëve nuk iu dha as mundësia për të ardhur në botë. Për këtë ai i premtoi para vetes dhe përpara Perëndisë që nëse lindja e gruas së tij do të kishte shkuar mirë dhe nëse djali i tij do të mbijetonte, ai do të ndihmonte fëmijët më të pafat. Këto ishin vetëm themelet e projektit të tij të çmendur.

Burri i kërkoi spitalit leje për të marrë trupat e fëmijëve të abortuar, në mënyrë që t’u jepte, të paktën, një varr të denjë. Kështu që ai vendosi të punonte.

Tong bleu disa metra tokë në qytetin e Nha Trang, në malin e Hone Thom. Kështu filloi të përgatisë varret për të vegjlit.

Gruaja e tij mendonte se burri i saj ishte i çmendur, por ai vazhdoi rrugën e tij, të vërtetë me parimet e tij, duke vazhduar të bënte atë që mendonte se ishte gjëja e duhur.

Tong beson se këto trupa të vegjël kanë një shpirt dhe nuk do që këta shpirtra të vazhdojnë të enden.

Që nga ai çast Tong bëri një varr të denjë për mbi 10.000 fëmijë.

Tong, megjithatë, kishte një qëllim edhe më të madh; ai donte që kjo varrezë e engjëjve të vogël të bëhej një vend ku gratë shtatzëna me dyshime të mund të reflektonin mbi vendimet e tyre.

Këto gra nuk vendosin të abortojnë sepse e duan, në shumë raste shkaku mund të jetë një burrë që nuk dëshiron të marrë masa paraprake, por që as nuk dëshiron të ketë një fëmijë tjetër. Çiftet e tjera e bëjnë këtë sepse fëmija që po vjen nuk është nga gjinia që ata duan. Për më tepër, ka kufizime për numrin e fëmijëve që një çift mund të ketë në Vietnam dhe numri i aborteve në këtë vend është shumë i lartë.

Dhe kjo ka funksionuar. Shumë gra shtatzëna dhe pa burra filluan të kërkonin ndihmë nga Tong, i cili vendosi të adoptojë fëmijët e këtyre nënave që ishin në situata të vështira. Në atë moment lindi një jetimore.

Pong, megjithatë, nuk sillet si drejtor i qendrës, por më tepër si babai i të gjithë fëmijëve që ishin të mirëpritur brenda.

Zakonisht, Tong kujdeset për fëmijët derisa nënat e tyre të kujdesen për ta. Në këtë mënyrë, ajo që filloi si një varrezë është shndërruar në një shtëpi për më shumë se 100 fëmijë, vetëm në 4 vitet e fundit. Tong gjithashtu lejon nënat të qëndrojnë në jetimore për disa muaj.

Kjo shtëpi mbijeton falë donacioneve dhe punës së padurueshme të Tongut dhe disa pjesëtarëve të familjes së tij, si gruaja dhe motra e tij.

Me kaq shumë fëmijë nuk është e lehtë për të organizuar gjithçka, por Tong di se çfarë dëshiron: “Unë do të vazhdoj me këtë projekt deri në fund të ditëve të mia”, thotë burri në një intervistë, duke shtuar: “Dhe shpresoj se fëmijët e mi të vazhdojnë të ndihmojnë njerëzit e tjerë kur unë të mos jem më”.

Duket e pabesueshme që me të vërtetë ka njerëz të tillë, por për fat të mirë këta engjëj janë në Tokë me ne.

Kjo histori na jep shpresë në njerëzimit, apo jo?

Lini një koment dhe mos harro ta ndash projektin e mrekullueshëm të Tongut me miqtë tuaj.