Këto janë sherret më të zhurmshme të showbizit shqiptar

Showbiz

Të gjithë janë personazhe të sukseshëm në atë që bëjnë por janë përfolur shumë edhe për debate publike nëpërmjet rrjeteve sociale.

Dikur kanë qenë miq dhe kolege të mirë por sot ata nuk flasin për shkak debateve që kanë krijuar mes njëri-tjetrit.

1)Ledion Liço dhe Noizy

Gjatë hapjes së Top Award, Ledion Liço përshëndeti të ftuarit dhe në një moment u ndal tek Noizy, ku ndër të tjera tha: Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me makinën e tij ‘Ferrari’. Kështu është kur shet mend me ‘Ferrarin’ e shokut’
-Mesa duket Noizyt nuk i pëlqeu aspak ky veprim dhe reagoi disa orë më vonë në Instagram duke e quajtur Ledionin përfitues nga e dashura.

2)Enca dhe Beatrix Ramosaj

Enca Haxhia përmes një postimi i ka “përplasur” dikujt në fytyrë realitetin e saj si një prej këngëtareve më të suksesshme.
“Ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia. Por shiko tani sot? Ku je ti? Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi tu fol për mu. Xhelozi e pastër edhe tek koncerti i shkollës kur tentoje të sabotoje prezencën time. E kujtoj që të vetmet herë kur dilje në ballina ishin kur përmendje emrin tim. Po t’i dhuroj 15 minuta të famës, numëroji mirë. Apo nuk din me i mledh ?! Për një fanse timen” – ka shkruar ajo në Instagram.

-Në media u tha se supozohet se ishte për mikeshën e dikurshme të Encës, këngëtaren Beatrix Ramosaj pasi dhe ajo në Instagramin e saj postoi një foto me “photoshop” në trup me mbishkrimin “Godass” që të bën të mendosh se e kishte me këngën “Call me Goddess” të Encës.

3)Ledion Liço dhe Rudina Xhunga

Një shkrim i botuar në portalin e drejtuar nga Rudina Xhunga ‘, shkruhej per spektaklin “Voice of Albania” se i ka rënë audienca, dhe kjo gjë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Ledion Liços ndaj Rudina Xhungës.

Ai i është përgjigjur Xhunges përmes një fotoje të publikuar në Instagram ku ka treguar statistikat e shikueshmërisë së 43 kanaleve televizive.

“Per Xhungat e kësaj bote, dhe per Rudina Xhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq per top channel albania por sepse ky i fundit e percolli per ne dritaren e fundit!”, ka shkruar moderatori bashkangjitur fotos.

4)Enca dhe Noizy

Është “sherri” publik me i perfolur i shoëbiz-it dhe akoma nuk janë pajtuar me njeri-tjetrit qe prej dites kur te dy postuan shkrime per njeri-tjetrin ne rrjetet sociale. Që atëherë mestyre vazhdon një luftë e ftohtë.

5) Soni Malaj dhe gazetarja

Soni Malaj revoltohet ndaj gazetares
Një revistë e ka përdorur për kopertinë foton e Soni Malaj me te dashurin e e saj, pa lejen e Sonit duke shkruar “Soni Malaj, netët me biznesmenin” shkruan intv. Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares, e cila është revoltuar dhe ka postuar në Instagram-in e saj , foton e kopertinës së revistës, duke i bashkangjitur mesazh ofendues për gazetaren. Ndër të tjera Soni e quan edhe injorante.

6)Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi

Dy këngëtaret janë takuar mes tyre në periferi të Tiranës dhe pas një debati verbal janë përleshur fizikisht. Si pasojë e përleshjes, këngëtarja Rozana Radi pësoi dëmtime në pjesën e fytyrës dhe më pas, me anë të një raporti mjeko-ligjor, depozitoi kallëzim penal në polici për kolegen e saj Rezarta Shkurta. Edhe kjo e fundit denoncoi për dhunë të ndërsjellë këngëtaren Rozana Radi, ndërsa policia e referoi çështjen për hetim në Prokurori.