Templates by BIGtheme NET

Letër për Presidentin e FYROM…

Nga Marin Mema –

Zoti President i FYROM , Ivanov ju nuk mund te pengoni , te mbysni, te shuani zerin e shqiptareve dhe vullnetin e tyre ! Ai u shpreh qarte permes votes , ne nje proces te monitoruar nga vete ju dhe strukturat tuaja ne vend ! Mandatoni qeverine e re me platformen e propozuar nga shqiptaret , e te jeni te kenaqur me kaq, sepse per hir te se vertetes nese faktori shqiptar do te bashkohej do t’ju duhej tashme te benit llogari te tjera! Ju nuk keni asnje te drejte kushtetuese dhe ligjore te mohoni vullnetin e shprehur permes votes se çdo qytetari !!

 

Shqiptaret ne FYROM nuk mund te jetojne me si te huaj ne vendin e tyre, nuk mund te pranojne te shtyhen apo kategorizohen si qytetare te dores se dyte !! Kjo eshte e vetmja mundesi qe te mbaheni serisht ne kembe !!! Lereni gjuhen e ekstremizmit, bajatisjet e vjelljet dala boje kunder shqiptareve qe nuk i sollet ju, por perkundrazi i gjetet e tashme po perpiqeni tu impononi edhe jetet !!! Kohet e kerbaçit, e burgosjeve, e nacionalizmave te semura kane marre fund , ndaj ju lutem hiqni dore nga ky pozicion i shkuar dhe aspak ne fryme te bashkejeteses!!

 

Keto dite jane te shumte ata shqiptare nga zyrtaret me te larte te shtetit tek qytetaret e thjeshte qe ju kane shkruar ne perpjekje per t’ju bere te kuptoni se rajoni kerkon tjeter fryme e vizion !! Pranoni kete keshillte tonen, kete mundesi per te ecur drejt stabilitetit !! Mos tregoni grushtat e as klithjet , ne nuk po e bejme kete !! Duhet te kuptoni se ne kurre nuk jemi drojtur te mbrojme veteveten, e kur eshte dashur kemi lene merite, inatet, perplasjet mes vedi , e jemi pergjigjur !! Ne nuk dime te çirremi, nuk e kemi bere kurre gjate historise !! Historia nuk behet me çirrje !!!

 

Ju lutem reflektoni si President e jo si rob i mare peng nga koret e çirrura te ekstremeve !! Perseris ky eshte shpetimi juaj !! Pa per ne ? Mund te shkoni serisht , e serisht, e serisht ne zgjedhje , por kete here ne serisht e serisht, e serisht do te bashkohemi edhe me shume !! E ky eshte fillimi I fundit tuaj!!

 

PS : Ne shqiptaret kemi nje shprehje (qe te gjithe po perpiqen t’jua thone ne menyre te anasjellte per kete çeshtje), me gjithe respektin mos e kruani me gjethe fiku i dashur President !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com