Afërdita përzgjedh fustanin e nusërisë

Showbiz

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka pak muaj që i ka dhënë fund beqarisë, duke u fejuar me Jakub Kindl.

Menjëherë ajo ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të kurorëzojë dashurinë me martesë. Madje, çifti kanë bërë publike edhe datën e dasmës, e që është 29 qershori, datë të cilën ia zbuloi mikja e Afërditës, Xhesika.

Gjatë ditës së djeshme, Afërdita ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale në të cilat shfaqej pranë fustaneve të nusërisë.

Ajo ka filluar përgatitjet e dasmës dhe tashmë duket se bëri edhe përzgjedhjen e fustanit të bardhë.