Adelina Tahiri përsëri tregon barkun e fryrë

Showbiz

Adelina Tahiri shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë dhe tani nuk po ndalon së publikuari foto me bark të fryrë

Ajo u bë emri më i komentuar së fundmi në media.

Kjo për shkak të lidhjes, martesës me një biznesmen 50 vjeçar, shkruan lajmi.net

Ajo madje ka pranuar kritika të shumta kinse lidhja që ka krijuar me një burrë më të vjetër se ajo vjen si shkak i parave të tij.

Por këngëtarja e ka mohuar një gjë të tillë në disa intervista të fundit ku ka treguar se ndihet shumë e lumtur pranë tij, në fakt është gruaja më e lumtur në botë dhe këtë nuk di as si ta përshkruaj.