Burri që vesh taka, ja arsyeja e çuditshme

Kuriozitete

30-vjeçari Ashley Maxwell-Lam, menaxher projektesh, nuk niset për në punë pa veshur një palë këpucë me taka të larta.

Nga kyçi i këmbës e lart ai duket si një punonjës i zakonshëm, por ndryshimi i madh është se ai vesh këpucë me taka rreth 6 cm.

Ashley i cili punon për një kompani në Sidnei të Australisë, tha se kishte vendosur të veshte këpucë me taka pasi një kolege i kishte thënë se me to ndihej plot “vetëbesim” dhe “e fortë”.

30-vjeçari më pas kishte shkuar në një dyqan këpucësh dhe i kishte provuar. Që atë ditë, nuk i heq më.

“U ndjeva plot vetëbesim, i pamposhtur dhe i fuqishëm. Sikur mund të arrija gjithçka dhe të bëja çdo gjë”, tha Ashley për news.com.au.

Tani ai ka një koleksion me 9 palë këpucë me taka. 4 janë për në punë dhe 5 për përdorim rekreativ.
Shikoni videon më poshtë…