Kaltrina Selimi dhe Alban Mehmeti me këngë të re

Showbiz

Këngëtarët Kaltrina Selimi dhe Alban Mehmeti kanë disa projekte të përbashkëta.
Së fundi, përmes rrjeteve sociale dyshja kanë bërë të ditur se janë duke punuar rreth projektit të ri, shkruan lajmi.net.

Për Lajmi.net, Albani ka zbuluar detaje rreth këtij projekti, i cili do të publikohet shumë shpejt.

“Jemi duke përgatitur këngën e re e cila titullohet “Dashnia jem”, të cilën dje e kemi incizu në Tiranë”, ka thënë Albani.

Këtij projekti, dyshja do t’ia shoqërojnë edhe videoklipin, të cilin Albani njofton se do ta realizojnë gjatë javës tjetër.

Kënga është punuar nga Irkenc Hyka dhe është ritmike.