Vdes nusja 8-vjeçe natën e dasmës pasi e martuan me 40-vjeçar

TE NDRYSHME

8-vjeçarja, e identifikuar si Rawan ishte detyruar nga familja për t’u martuar me 40-vjeçarin.

Një vajzë vetëm 8 vjeç nga Jemeni ka vdekur natën e dasmës pas dëmtimeve të brendshme për shkak të traumave seksuale.

8-vjeçarja, e identifikuar si Rawan ishte detyruar nga familja për t’u martuar me 40-vjeçarin.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje që 40-vjeçari dhe familja e vajzës të arrestohen e të përballen me ligjin.

Këto lloj martesash me vajza të vogla janë shumë të përhapura në Jemen.

Varfëria luan rol në pengimin e përpjekjeve për t’i shmangur, pasi familjet e varfra e gjejnë veten të paaftë të thonë jo për “çmimet e nuses” që mund të jenë qindra dollarë për vajzat e tyre.

Më shumë se një e katërta e femrave të Jemenit martohen para moshës 15 vjeçare.

Jemeni dikur vendosi moshën 15 vjeç si moshë minimale për martesë, por parlamenti e anuloi atë ligj në vitet 1990, duke thënë se prindërit duhet të vendosin kur një vajzë të martohet.