Nora Istrefi edhe një herë dëshmoi se është ‘bisha’ e estradës!

Showbiz

Linjat e saja perfekte që nuk të japin përshtypjen se është nënë, janë vërtetë për t’u lakmuar ngase nuk arrihen lehtë të mbahen të tilla pas lindjes.

Por, Nora i’a del mbanë edhe në këtë aspekt ashtu sic shfaqet tejet e zonja në profesion me c’rast po i mbush klubet me muzikën e saj plot ritëm.

Përflitet vazhdimisht për privatësinë e saj, por si duket është bërë imune ndaj tyre saqë nuk bëhet kurreshtare as për të reaguar.

Gjithsesi, fokusin më të madh e mer falë pamjes së saj mahnitëse dhe plot shije cdo herë, gjë që po e transmeton edhe tek Renee, vogëlushja e saj simpatike.

Madje në njërën nga koncertet e fundit, Nora joshë aq shumë me linjat, saqë meriton të quhet ‘bisha’ e estradës pa asnjë diksutim.