Rezarta Shkurta “shpërthen” ndaj portaleve, ka një sqarim

Showbiz

Ajo është bërë jo pak herë protagoniste në media, për shkak të zhvillimeve në jetën e saj private apo profesionale dhe deri në këtë pikë nuk ka asgjë të çuditshme.

Të qenit figurë publike, shpesh ka edhe një kosto nga pas. Ama, të ngatërruarit e identitetit me dikë tjetër, është diçka vërtet shqetësuese. Ndaj, kjo është arsyeja që e ka nxehur shumë Rezartën ditën e sotme.

Në shkrime të ndryshme që qarkullojnë në portale, në disa prej tyre që i dedikohen Rezartës, teksti nuk shoqërohet me foton e saj, por ngatërrohet me foton e një personazhi tjetër, që në fakt edhe ajo është një personazh publik, modelja Afroviti Goge.

Lidhsur me këtë “lapsus”, Rezarta ka vendosur që të bëj një sqarim publik për të gjitha portalet.

“Kisha vetëm një sqarim për portalet tona, sepse u bënë mbi shtatë vite me këtë lapsus…”, shkruan ajo në instastory, ndërsa në postimin e dytë ajo hedh foton e Afrovitit ku shkruan “Nuk jam unë”./b.l/noa.al/