Hana Chan

E fundit

Ajo gjithashtu ushqen qenin e saj, e nxjerr shëtitje, ka mësim piano para se të shkojë në parashkollor. Sapo kthehet në shtëpi pas shkollës, Hana fut rrobat në lavatriçe, palos rrobat, pastron banjën dhe shtëpinë dhe madje edhe gatuan darkë për të atin. Specialiteti i saj është një supë miso, një recetë e dhënë nga nëna e saj, Chie. Shingo dhe nna e Hanas, Chie u martuan por pas një kanceri të kaluar ajo kurrë nuk mund të mbetej shtatzënë, por mrekullisht, ajo mbeti shtatzënë me Hana-chan. Chie shkroi: “Takimi me vajzën time është me të vërtetë një mrekulli në jetën time, thesar, unë e dua më shumë se veten “.

Megjithatë, Chie kurrë nuk mendoi se një ditë, kanceri i saj do të kthehej përsëri në trupin e saj. Kjo ndodhi kur Hana ishte 9 muajshe. Chie shkroi në blogun e saj. “Dua ta bëj vajzën time të aftë për të bërë sa më shumë që të jetë e mundur, dua ta ndihmoj në mënyrë që një ditë, kur ajo të bëhet e pavarur, ajo mund të kujdeset për veten.” Pra, Chie e mësoi Hanan se si të gatuaj dhe të bënte punët e shtëpisë. Ajo i mësoj se si të gatuante sapo Hana filloi të mbante thikën vet dhe të bënte punët shtëpiake. Edukimi nuk është i plotë pa i njohur këto aftësi mbijetese. Për sa kohë që jeni të shëndetshëm dhe të pavarur, mund të mbijetoni kudo “. Kur Hana mbushi 4 vjeç dhe ishte e aftë të gatuante si një dhuratë për ditëlindje, i dha një përparse guzhine. Një vit pas kësaj, kanceri ishte përhapur tashmë në mëlçinë dhe mushkëritë e saj.

Ajo vdiq dhe la 5 vjeçe Hanan dhe babain e saj, Shingo. Hana kujton gjithçka që nëna e saj i kishte mësuar. Ajo shkroi një letër ‘Mama’ për nënën e saj të dashur të ndjerë. “Unë dua të them diçka. Unë nuk qaj më. Unë po bëj më të mirën time “, shkroi Hana në letër. Shingo, babai i saj tha se nuk ishte qëllimi i tij për të mësuar prindërit e tjerë për aftësitë prindërore. Ai thjesht donte të kujtonte Hanas për këmbënguljen e nënës së saj, pavarësisht përballjes me sfidat në jetë dhe shpreson që Hana të jetë gjithashtu si e ëma. Hana simbolizon dashurinë e pafund të nënës ndaj vajzën së saj të vetme, dhe se si ajo arriti të mbijetojë kancerin për disa vite për të bijën. Është bërë një libër tashmë në Japoni dhe është përshtatur gjithashtu në një film me të njëjtin titull ‘Hana-chan No Miso Shiru’.