‘Ҫënari’ po i çmend këto këngëtare shqiptare

Showbiz

Lidhja e modeles dhe aktores shqiptare, Almeda Abazin me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman kishte ‘pushtuar’ mediet shqipe dhe ato turke.

Por, më shumë bujë kishte bërë lajmi për martesën e tyre, ndërsa tani çifit janë në kulmin e lumturisë, shkruan lajmi.net.

Aktori i turk ka shumë ndjekës në profilin e tij zyrtar në Instagram, në të cilin llogaritë mbi 1.2 milionë ndjekës, kjo për shkak të roleve që ka luajtur në shumë seriale turke.

Në mesin e gjithë atyre ndjekësve, janë edhe disa këngëtare shqiptare që përcjellin postimet që Tolgahan i bën në Instagram.

Janë këto Big Mama dhe Anxhela Peristeri këngëtaret shqiptare që ndjekin Tolgën në Instagram.