Ermali publikon foton e parë të vajzës dhe Amit pas lindjes!

Showbiz

Janë një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar, ndërkohë që vetëm pak javë më parë janë bërë prindër për herë të dytë.

Bëhet fjalë për çiftin e njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Ka qenë Ermali, i cili ka publikuar në rrjete sociale një foto së bashku me Amin dhe vogëlushen e tyre të porsalindur Sia. “Me gocat…,”-shkruan Ermali krahas fotos.

Kjo është dalja e parë e Amit që pas lindjes së vogëlushes, ku e shohim mjaft rrezëllitëse dhe të lumtur.