Tuna ia bën Patrisit atë që nuk pritej kurrë!

Showbiz

Janë dy nga artistët tanë që për ta çdo ditë flitet, shkruan “Kosovarja”.

Altuna Sejdi dhe Patris Berisha, që nga lidhja e tyre e deri më tani, asnjëherë nuk kanë mbetur të qetë nga media online.

Fillimisht u flit e u përflit për lidhjen e tyre që mundoheshin ta mbanin fshehur, e më pas edhe për shtatzëninë e Tunës, të cilën mundohej ta fshihte ashtu sikurse lidhjen me babanë e fëmijës.

E, ditët kalonin dhe barku i Tunës rritej aq sa të mos mund ta fshihte më ajo.

Dhe në një nga paraqitjet e saj publike Tuna vendosi të tregoj se tashmë ishte në pritje të ëmbël.

Ditët kaluan dhe Tuna e Patrisi u bënë prindër të një fëmije shumë të mirë dhe të shëndetshëm, të cilin e quajtën Tian.

E lëmë anash pak Tianin, i cili po rritet për mrekulli pranë prindërve të tij.

Por, merremi pak me një foto të fundit që çifti e ka hedh nëpër rrjetet sociale, e që aty shihet se Tuna ia ka bërë një foto në stilin “selfie” burrit të saj.

Por e veçanta e kësaj fotografie është se Tuna ia ka bërë Patrisit ambientin me shumë zemra, ndoshta në këtë mënyrë ajo donë t’i thotë se e do aq shumë apo jo?