Çfarë të bësh nëse njëkohësisht të pëlqejnë dy meshkuj dhe nuk di cilin ta zgjedhësh?

FUN

Mendoni mirë, zgjedhja e vështirë është para jush

Shumica e femrave së paku një herë është gjendur para një situate që t’i pëlqejnë dy meshkuj njëkohësisht, vetvetiu ky nuk është problem, derisa të dy meshkujt nuk ia kthejnë ndjenjat. E atëherë krijohet telashi i vërtetë.

Çfarë të bëhet pastaj? Duhet patjetër të zgjidhni njërin nga ata, ose që në fillim ose në fund. Mirëpo cilin?

4. Pyesni shoqen për mendim

Pikërisht për këtë janë miqtë. Miqtë janë kur ju duhet për t’ju ngushëlluar, kur ju duhet shoqëria, por edhe kur ju duhet ndihmë apo edhe kur të merrni vendime.

5. Shkruani listën e ngjashmërive dhe dallimeve

Kjo do t’ju ndihmojë që të shihni se çarë vërtet dëshironi.

Shkruani listën “për” dhe listën “kundër”, ndërkaq këto janë disa pyetje të cilat mund t’ju ndihmojnë:

Cili sillet më mirë ndaj jush?

Cili nga ta do të jetë pranë jush të kohë të vështira?

Me cilin keni më shumë gjëra të përbashkëta?

Cili do të pajtohet më mirë me familjen tuaj dhe me miqtë tuaj?

Cilin dëshironi ta shihni çdo mëngjes kur zgjoheni dhe çdo mbrëmje para se të flini gjumë?

6. Dëgjoni çfarë ju thotë zemra

Nëse diçka në kokë të flet cilin mashkull ta zgjedhësh, dëgjojeni dhe merrni vendim!

7. Mos u ngutni

Mos mendoni që duhet menjëherë të vendosni, por edhe mos e zvarritni shumë.