Shoku i saj jep lajmin për Marina Vjollcën: Ju tregoj a është shtatzënë prezantuesja e Klanit…

Showbiz

Mjaftoi një postim i një citati në rrjete sociale që të shpërthenin aludimet për një pritje të ëmbël të një nga vajzave me të famshme dhe të përfolura të showbizit shqiptar.

Marina dhe Getoari kanë tërhequr gjithmonë shumë vëmendje.

E jo vetëm nga fotot që kanë përcjellë gjithmonë në rrjete sociale…

10 shtatori i vitit të shkuar i kurorëzoi ata të dy në martesë.

Pas martese, Marina postoi një faqe të një libri në Instagram, ku shkruhej “Dora që tund djepin, sundon botën”.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë të mendojnë se biondja bukuroshe e Tv Klanit mund të jetë shtatzënë, shkruan ShkodraNews.

Më pas edhe mungesa e Marinës në rrjete sociale i forcoi edhe më tepër këto zëra.

Ama mbrëmë Eraldo Rexho ka shuar çdo dyshim.

Teksa ka publikuar një foto me Marinën në InstaStory ai jep lajmin që Marina nuk është shtatzënë!

Akoma jo, të paktën! /ShkodraNews