Luana e quan Marinën publikisht “legene”, e motra prezantuese e Klanit i përgjigjet! Çfarë ndodhi?

Showbiz

Fotografia e shumë viteve më parë kur Luana Vjollca ka qenë e vogël ka “shpërthyer” internetin.

Moderatorja e Top Channel mbrëmë vonë publikoi në Instagram një foto nga dasma e motrës së madhe Lirës, ku Luana shfaqet duke e puthur të motrën nuse.

Një foto emocionuese, e cila u komentua shumë edhe për ngjashmërinë e showgirl-it me të motrën, shkruan ShkodraNews.

Ama një koment pikant i motrës tjetër Marinës e ka bërë Luanën të “dalë nga vetja”, edhe pse me humor.

Ja komenti i Marinës: Je e sigurte qe je ti? Dukesh si cun haram.

Ndërsa kjo ishte përgjigja e Luanës: ti legene mos te te nxjerr foto se si banjake na mbante mami dhe njesoj ngjaje dhe ti.

Ndërsa Marina ia kthen :hahahahhahahahah une vecse isha versioni goce, kurse ti cun.

Fotoja është komentuar mijëra herë.