Faton Shoshi harron Erën, kapet duke e puthur modelen seksi shqiptare

Showbiz

Duket se ndarja nga lidhja afatgjate me Era Istrefin nuk i ka bërë shumë përshtypje Faton Shoshit.

Pas shkëputjes së raporteve qoftë kolegiale si menaxher i saj ashtu edhe dashunora, ishi i këngëtares shqiptare ka gjetur zëvendësim në krahët e një super bombe.

Lajmi.net e ka siguruar një fotografi ku Shoshi shihet duke e puthur modelen e njohur Orila Marashi.

Nuk dihet nëse ata janë apo jo në lidhje pasi asgjë ende nuk është zyrtarizuar, megjtihatë fotografia flet më shumë se çdo fjalë.

Kujtojmë se ajo së fundmi është bërë pjesë e labelit OTR në krye me Nozyzin.

Pas përqarjes së reperit me Enca Haxhinë, Orila ka gjetur përkrahje të madhe tek grupi e Faton Shoshi njihet si njëri ndër menaxherët më të suksesshëm në vend.