Egzona e Albatritit edhe sot një nuse tradicionale, ja kënaq zemrën vjehrrës!

Showbiz

Egzona Brahimaj po vazhdon të tregohet e pandalshme me postimet që bën vazhdimisht, shkruan Kosovarja.

Madje disa prej imazheve që publikoi kohë më parë, shfaqnin Egzonën si një nuse tipike tradicionale, që vishej sipas dëshirës së vjehrrës, e besa edhe shumë vjehrrave që do e dëshironin një nuse të tillë.

Tashmë prej muajsh, Egzona është e angazhuar në atelien e fustaneve elegante, shumicën prej të cilave i ekspozon vazhdimisht dhe duket jashtëzakonisht bukur.

Kësaj radhe, në një video live, ka ekspozuar një fustan mjaft elegant të cilit deshi t’i tregoi çdo detaj, aq sa ngjasonte me bërjen e ‘temenave’ që praktikohen nga nuset ditën e martesës.

Po të ishte diçka e tillë, me siguri Meritës do ja shkrinte zemrën nusja e saj Egzona.