Ermali krenar me Artin , djalin e tij…

Showbiz

Ai është një ndër artistët më të suksesshëm dhe të dashur nga publiku

Muzikën e ka trashëguar nga babai, Sabri Fejzullahu i cili për vite të tëra i ka qëndruar besnik skenës muzikore.

Çdo këngë që Ermali publikon shndërrohet në këngë hit, ndërsa është shumë aktiv edhe me koncerte në vende të ndryshme të botës.

Këngëtari është shumë shpesh i komentuar edhe në lidhje me jetën e tij private, ai është i martuar me Arianën dhe së bashku kanë tre fëmijë.

Ermali përmes rrjeteve sociale ka treguar një sukses të birit të tij, i cili kishte marrë një certifikatë si lexues i pasionuar.

“Mburrem me ty Arti”, ka shkruar Ermali mbi fotografinë me të cilën e ndau gëzimin me ndjekësit e tij.