Albërie Hadërgjonaj shpallet e vdekur në Rrugën e Kombit, ndërkohë këngëtarja shijon New York-un

Showbiz

Jo pak herë ndodh që të ketë abuzime në portalet shqiptare, dhe jo pak njerëz janë shpallur të vdekur e më pas janë “ringjallur” përsëri.

Kësaj radhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka qenë “viktima” e radhës e portaleve. Ajo është shpallur e vdekur, pasi ka bërë një aksident në Rrugën e Kombit. Fansat janë tmerruar dhe për këtë arsye ka reaguar menjëherë, këngëtarja duke u thënë fansave se është mirë.

Këngëtaren e mirënjohur e kanë shpallur të vdekur në një aksident tragjik të ndodhur në ‘Rrugën e Kombit’.

Albërie Hadërgjonaj ka reaguar menjëherë për të përgënjeshtruar këtë lajm në adresë të saj.

Nga shkrimi nuk ka asgjë të vërtetë dhe në fakt Albëria ndodhet shëndoshë e mirë në SHBA.

Këngëtarja ka ndarë lajmin në Instastoryn e saj dhe shkruan ‘Ja syri i keq’ shoqëruar me emoji që tregojnë të qeshura pa fund.