Yllka Kuqi ironizon me estradën

Showbiz

Yllka Kuqi e njohur për potencën e saj vokale dhe këngët e saj të pëlqyera, jo rrallë herë ka tërhequr vëmendjen me dukjen e saj të jashtme

Ajo është prej këngëtareve më të dashura të skenës muzikore shqiptare, ka thumbuar pjesën tjetër të kolegeve.

Bukuroshja kësaj radhe ka ironizuar me një pjesë të madhe të kolegeve të saj.

Ajo në Instagram ka pyetur në mënyrë ironike adhuruesit e saj: “A ka nevojë mi pre hundën apo mi fry buzën (sic.)”.

Ndërkaq, komentet kanë përgëzuar Yllkën për bukurinë natyrale duke kërkuar që ajo të mos bëjë asnjë intervenim.

Shumica e yjeve të estradës kanë kryer ndërhyrje estetike dhe asnjëherë nuk e kanë mohuar këtë.

Këngëtarja prej vitesh ka jetë të lumtur familjare dhe asnjëherë nuk është përfolur për jetën private.