Templates by BIGtheme NET

Deklarata e fortë e Sonila Meços: Një ministër në delir dhe një kryeministër që bën rolin e gjyqtarit dhe prokurorit

Pas deklaratës së ministrit të Financave Arben Ahmetaj, se në katër vite janë realizuar 183 mijë vende pune, reagon gazetarja Sonila Meço.

Në një shkrim të publikuar në profiling e saj në Facebook, Meço shprehet se Ahmetaj është në delir që bën deklarata të tilla, ndërsa pranon se mungesa e Reformës në Drejtësi, po i bën investitorët e huaj të largohen nga sytë këmbët.

“Por jo, duhet të dëgjosh ministrin e financave në delir që bën bashkë 183.000 vende pune realizuar në katër vjet, 100.000 që presin, ndërsa pranon se mungesa e reformës në drejtësi ka bërë të zhduken nga sytë këmbët investistorët e huaj, ata më cilësorët.
Pra ne arrijmë edhe pa investime domethënëse të huaja të sigurojmë 183.000 vende pune në katër vjet. Me një ekonomi që rritet me 3,4%, me borxh që kryesisht ka shlyer borxhe në 71% të PBB.”, shprehet Meço.

Mirëpo sipas saj, nëse sot kemi një Reformë të munguar që mban larg investitorët, kemi edhe një kryeministër që bën rolin e gjykatësit dhe prokurorit.

REGIMI I MEÇOS

“Pas fajeve e kusureve të qeverisjes së kaluar, përmendur më shumë se statistikat krahasimore me ’38-ën në kohën e qoftlargut, prisja në vitin e katërt të qeverisjes së Rilindjes të kish një diskurs realist, maker, marinuar edhe me optimizëm, se thellësia maksimale e krizës u kapërcye, se tashmë një tjetër katërvjeçar do të mundësojë nisjen e një rekuperimi të shëndetshëm të ekonomisë.

Por jo, duhet të dëgjosh ministrin e financave në delir që bën bashkë 183.000 vende pune realizuar në katër vjet, 100.000 që presin, ndërsa pranon se mungesa e reformës në drejtësi ka bërë të zhduken nga sytë këmbët investistorët e huaj, ata më cilësorët.
Pra ne arrijmë edhe pa investime domethënëse të huaja të sigurojmë 183.000 vende pune në katër vjet. Me një ekonomi që rritet me 3,4%, me borxh që kryesisht ka shlyer borxhe në 71% të PBB.

Kjo është teoria matematike e statistikës sipas ministrit tonë të financave. Për secilin nga ne ‘injorantët’ le të mbeten këto statistika zyrtare dhe le të thartojmë tru e stomak në gjetjen e sistemit të ekuacioneve që këto statistika i përkthejnë në 183.000 vende pune dhe 100.000 që presin si trasta në radhë:

Çfarë dimë nga statistikat zyrtare është se në vitin 2013 rritja ekonomike e pretenduar për vitin 2016 qe 4,5%, ndërsa sot është 3,4%; vendet e reja të punës të pretenduara me nisjen e mandatit qenë 300.000, ndërsa niveli papunësisë sipas Standard & Poor’s nga viti 2012 në 2016-ën është rritur nga 13,8% në 16,9%. Sipas INSTAT-it tonë niveli është ngulur në kuotën 14,2%. Niveli i borxhit publik aktualisht është 71% i PBB (prodhimi i brendshëm bruto), ndërsa në 2013 qe 70,4% i PBB.

Dhe e fundit, reforma e munguar në drejtësi i mban investitorët e huaj larg, por kur drejtësinë e jep kryeministri si prokuror e gjykatës, investitorët do bëjnë çmos të të marrin edhe çfarë u takon nga shkelja e çdo ligji e parimi drejtësie. Arbitrazhi ndërkombëtar çoç po na mëson.” (D.D/Shuplaka)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com