Surpriza ndërkombëtare me emrin Arilena, lë pas dhe Justin Timberlake

Showbiz

Arilena po përjeton një sukses ndërkombëtar me remiksin e këngës Nëntori, që po i befason të gjithë. Në renditjen e momentit në tërë globin, e këngëve më të dëgjuara në Shazam, kënga e saj është ngjitur dhe ka arritur në vendin e 87-të duke kaluar edhe Justin Timberlake.

Në Rusi, ku kënga e saj, në renditjen e Shazam, është e katërta, qëndron në vend të parë në Radio Like fm. Në vendin fqinj, në Ukrainë, mban vendin e katërt në radio Energy dhe vazhdon të ngjitet në renditjet radiofonike dhe Shazam të disa shteteve të tjera. Të gjitha këto tregojnë që kënga e Arilenës, e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe remiksuar nga Besmir Bajgora, po dëgjohet nga publiku i shteteve të tjera. Vetëm pak kohë më parë, në ndeshjen Palermo-Inter në stadiumin siçilian shpërtheu “Nëntori”.

 

Ndërkaq Nëntorin e dëgjojnë edhe personazhe të njohur të muzikës dhe spektaklit, kompozitori dhe dj Evgeny Prokhorov në makinë, kampionia e fitnesit Ekaterina Shokhina, teksa sfilon dhe Arilena publikohet në faqe fansash me mijëra ndjekës.

Gjithë ky sukses kur kënga është ende në shqip! Megjithatë shumë shpejt do të dalë edhe versioni anglez që do e ketë titullin “I’m sorry” dhe do të shoqërohet me klip.

 

Ndërsa Arilena, po përgatitet për një tur koncertesh në Rusi dhe Evropë dhe stafi i saj menaxherial konfirmon që shumë shpejt do të ketë kontrata me dy kompani produksioni në Amerikë dhe Evropë.

Leave a Reply