Ivanov: Një telefonatë në momentin e fundit e prishi koalicionin VMRO-BDI

Lajme Vendi

Gjorge Ivanov, mes tjerash në intervistën për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, zbulon se koalicioni VMRO-DPMNE- BDI është dakorduar por në moment të fundit është prishur nga një bisedë telefonike.

“Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, unë e bëra atë që e kanë bërë të gjithë paraardhësit e mi e kanë bërë, të jepet mandati për formimin e Qeverisë. Por, VMRO-DPMNE nuk arriti të merret vesh me shqiptarët, në afatin e parashikuar prej 20 ditëve, sipas Kushtetutës. Të jem më preciz, koalicioni ishte dakorduar. Por në momentin e fundit kishte një telefonat dhe koalicioni nuk u bë”, ka thënë Ivanov, përcjell SHENJA.

Leave a Reply